Moderatorja Alketa Vejsiu është bërë nostalgjike ndaj verës që sapo lamë pas. Ajo ka publikuar në Instagram disa foto nga pushimet, duke treguar se pandemia nuk ka ndikuar tek ditët e saj relaksuese.
Alketa në disa nga fotot shfaqet duke u argëtuar në ujërat e detit Jon, në një foto tjetër shihet lart një jahti luksoz, ndërsa nuk nguron të paraqesë edhe bukuritë bregdetare.
Edhe këtë herë vëmendje ka marrë stili i saj i veçantë, duke kombinuar aksesorët e ndryshëm. Gjë e cila nuk është lënë pa komplimentuar nga ndjekësit e moderatores. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CGEyUb5n0a8/