Alket Veliu: Filmi dokumentar për Bilal Xhaferin plotëson kolonën e veprave për jetën e tij

schedule12:19 - 22 Qershor, 2022

schedule 12:19 - 22 Qershor, 2022

“Qendrestar në përndjekje” filmi dokumentar mbi biografinë e shkrimtarit disident me origjinë nga Çamëria, Bilal Xhaferri është prezantuar në ditën e dytë të Javës Çame në sallën e Muzeut Historik Kombëtar.

I mundësuar nga nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” filmi dokumentar është realizuar sipas idesë së Uran Butkës, Institutit të studimeve “Lumo Skë ndo”, me skenar të Prof. Dr Bashkim Kuçuku, regji të Admirina Peçit, dhe me pjesëmarjen e artistes së popullit, Nderi Kombit, Margarita Xhepa.

Ky dokumentar solli jetë n e vështirë e të plotë të shkrimitarit nga Çamëria Billa Xhaferri, që nga lindja në fashatin e tij në Ninat deri tek vdekja e tij në SHBA.
Dokumentari përmban dosjen e plotë të sigurimit të shtetit, që nga vrasja e babait të Bilal xhaferit, deri tek përndjekja e rregjimit komunist, ndalimi I botimit të veprave për të, apo edhe tek ngajrja e vitit 1969, kur pas kritikës së Bilal Xhaferit për Librin “Dasma” të Ismail Kadaresë , në Lidhjen e shkrimtarëve, me urdhër të Mehmet Shehut , ai duhej të internohej jo vetëm si shkrimtar, por edhe si Çam dhe botimet e tij të ndaloheshin.

Dokumentari paraqet anën njërëzore dhe dashurinë e madhe të që Bilal Xhaferri kishte jo vetëm ndaj familjes por edhe ndaj krahinës së Çamërisë , qw nw veprat e tij në kohën kur u shkruan ishin revolucionare për rregjimin komunist.

Gjjatë prezantimit të filmit kryetari I Fondacionit Hasan Tahsini, Alket Veliu, ky film dokumentar plotëson kolanën e veprave për Bilal Xhaferin me të cilin duhet të njihen jo vetë m ata që studiojnë letërsinë shqipe por të gjithë shqiptarët për të njohur shkrimtarin e madh më origjinë çame.

Ndërsa motra e vogë l e Bilal Xhaferrit Antika gjatë fjalës së saj tha se më në fund ka çuar në vend amanetin e tij, botimin e veprave dhe të jetës./abcnews.al/