Alket Hyseni përpiqet ti mbushë mendjen gazetares: Jeni në rrugën e mbarë!

schedule18:37 - 29 Shkurt, 2020

schedule 18:37 - 29 Shkurt, 2020

Ndryshimet në Statutin e Partisë Socialiste u miratuan. Propozimi i Arta Dades nuk u mor në konsideratë, pavarësisht se kërkesa e saj u lexua e plotë, dhe kongresi u njoh me përmbajtjen e kësaj letre.

Askush nga salla nuk u çua dhe nuk mbështeti iniciativën e zonjës Dade dhe të kolegëve të saj që iu bashkuan në këtë njoftim.

Ndërkohë janë hapur 13 qendra votimi për të zgjedhur asamblenë e re të Partisë Socialiste.

Alket Hyseni, një prej hartuesve të statutit të ri të Partisë Socialiste, ka dhënë më tepër detaje se çfarë ka ndryshuar në aktin themeltar të PS.

Në fillim të bisedës Hyseni, i surprizuar për njohjen e mirë të statutit të PS nga gazetarja Esiona Konomi, shkëmbeu batuta, duke propozuar anëtarësimin e gazetares në PS.

Esiona Konomi: Çfarë ka ndryshuar në statutin e PS?

Alket Hyseni: Pikë së pari dua t’ju falënderoj ju për njohjen kaq mirë të statutit të Partisë Socialiste, jeni në rrugën e mbarë për tu bërë së shpejti dhe pse jo një anëtare dhe për të pasur një karrierë politike brenda Partisë sonet ë Madhe

Esiona Konomi: Faleminderit, kam punë të tjera më të rëndësishme për të bërë në jetën time…

Alket Hyseni: Nuk ka punë më të dobishme se të marrësh pjesë, si qytetare e përgjegjshme në këto organizma të cilat në fund mund të arrihen qëllime të mira.

Esiona Konomi: Ka disa punë…

Alket Hyseni: Ne miratuam sot statutin e ri të PS, ishte një statut i mirëpunuar nga grupi i punës, tha ndër të tjera Hyseni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!