Alizoti prezantohet si drejtues politik në Berat: Këtë herë duhet t’i bëjmë gjërat më mirë

schedule14:15 - 21 Janar, 2021

schedule 14:15 - 21 Janar, 2021

Tomorr Alizoti është prezantuar sot si drejtues politik i Partisë Demokraike në qarkun e Beratit. Alizoti është prezantuar nga nënkryetari Edmond Spaho.

Nga ana e tij Alizoti u shpreh se ka ardhur me energji dhe vendosmëri, ndërsa theksoi se këtë herë duhet ti bëjnë gjërat më mirë.

“Kam ardhur me energji dhe vendosmëri. Mund të kemi gjatë rrugës mërzitje, është një beteje me një kast 70-vjeçar që nuk ka hequr rrënjë nga Shqipëria. Duhet ë këtë herë ti bëjmë gjërat më morë. Nuk ka grup në botë që nuk ka disiplinë. Duhet ta bëjmë këtë gjë për veten tonë. Ju falënderoj!”, tha Alizoti.

Partia Demokratike po shkon drejt zyrtarizimit të të gjithë drejtuesve politikë në qarqe. Dje PD, konfirmoi Tomorr Alizotin si drejtues politik në qarkun Berat dhe Xhelal Mziu në Dibër.

Deri tani janë konfirmuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, në Shkodër, Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës, Mark Marku në Lezhë, Edmond Spaho në Korçë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!