Koordinatori Politik i PD për Beratin Tomorr Alizoti ka vizituar sot tregun e fruta-perimeve. Gjatë takimeve në tregun e fruta-perimeve në Berat, Alizoti u njoh me vështirësitë që kalojnë tregtarët e vegjël.
“Ne zotohemi për një ndryshim cilësor më 25 prill” u shpreh ai.
Ai vijoi me mesazhin se “më shumë para në xhepat e beratasve, më shumë blerje, më shumë mirëqenie” do të ketë për qytetarët. Alizoti u njoh edhe me vështirësitë që hasin tregtarët, që sipas tyre, nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria dhe pushteti lokal. /abcnews.al/