Alizoti: Duhet grup negociatorësh për të zgjidhur krizën në PD, Alibeaj të dorëhiqej

schedule19:43 - 13 Prill, 2022

schedule 19:43 - 13 Prill, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti beson se mbledhjet e grupit parlamentar nuk zgjidhin krizën në PD. në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Alizoti duke komentuar mbledhjen e fundit, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje theksoi se nuk është kjo mënyra e bashkimit.

Demokrati shprehet se grupi parlamentar si organ i pranuar nga të dyja palët duhet të krijojë një grup negociatorësh. Sipas tij, Enkelejd Alibeaj fillimisht duhet të ishte dorëhequr dhe më pas të nisnin negociatat për bashkim.

“Ndodhi ajo që ju shihni. Po ndodh një mish-mash i madh brenda një partie që është end enë procesin e rigjetjes së vetes. Është një proces i vështirë bashkimi, nëse do të ndodhë.

Nuk mundet në mbledhje, nuk mund të jetë zgjidhja e një krize, kur ka qenë e madhe dhe e thellë. Për ta zgjidhur duhen disa etapa. Duhet të caktohet një grup negociatorësh. Ngelem te grupi se është i vetmi organ legjitim qa të gjithë palët e pranojnë. Grupi duhet të zgjidhte 3 ose 4 negociatorë. Takimet q mund të mbahen pa pasur pika të qarta nuk zgjidhet dot krizë sepse ëhstë e thellë. Nuk zgjidhet kriza nëse ne flasim tetë orë.

Pala në minorancë qëllon na bllokun s aj dhe pas 6 marsi meqë kryetari dha dorëheqjen unë mendoj qa nga ana politike, kjo s’ka të bëjë në lidhje me pozicionimin tim, pjesa që doli në këto zgjedhje duhet të kishte dorëheqje nga pozicioni i saj. Siç bëri zoti Gjekmarkaj dhe Duma dhanë dorëheqjen, duhet të ndodhet edhe nga zoti Alibeaj dhe të kishim një negocim të palëve. Nëse palët fillojnë dhe mbajnë të dy të qëndrime nuk funksionon”, tha ai. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!