Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alizoti: Dhunohet fizikisht një vëzhgues i PD-së, çdo gjë e filmuar, Klosi të mbajnë përgjegjësi

schedule10:21 - 25 Prill, 2021

schedule 10:21 - 25 Prill, 2021

Kryesuesi i listës së qarkut të Beratit për Partinë Demokratike, Tomor Alizoti ka deklaruar se në Berat është dhunuar një vëzhgues demokrat.

Alizoti në fjalën e tij i ka bërë thirrje kundërshtarit të tij politik dhe drejtuesit të qarkut të PS-së Blendi Klosi që të tërheqë njerëzit e tij nga dhuna, pasi për këtë do të mbajë përgjegjësi personale.

Ndër të tjera ai ka thënë se çdo gjë është e filmuar dhe do i dorëzohet prokurorisë.

“Sapo më kanë lajmëruar dhe në këtë qendër votimi është rrahur një vëzhgues i Partisë Demokratike. Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje drejtuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi që të tërheqë zagarët e tij, se do të mbajë përgjegjësi personale ai dhe ata, çdo gjë është e filmuar,. Pas 30 vjetësh Partia Demokratike do të korrë një sukses të madh. Paralajmërojmë të gjithë zagarët e Klosit, nëse fitoni fitojeni nëse keni humbur keni humbur, pranojeni”, ka thën Alizoti.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!