Aliti: Na munguan tifozët, realizojmë ëndrrën e përbashkët muajin tjetër

schedule15:16 - 7 Shtator, 2020

schedule 15:16 - 7 Shtator, 2020

Kosova u mposht nga Greqia me rezultatin 1-2, një rezultat zhgënjyes duke pasur parasysh që ndeshja e Nations League luhej në Prishtinë. Ajo humbje nuk është përjetuar mirë nga tifozët dhe lojtarët, madje mbrojtësi Fidan Aliti është ndjerë keq dhe ka një mesazh për tifozët.

Të dashur tifozë, e ndjej obligim t’iu drejtohem të gjithëve pas ndeshjes me Greqinë. E di që kjo ndeshje nuk ishte siç kemi pasur dëshirë, si ne lojtarët ashtu edhe ju tifozët. Përfundimisht, përkrahja juaj na mungoi në tribunat e stadiumit, që ishte bosh.

https://www.instagram.com/p/CE1gl6AFPZW/?utm_source=ig_web_copy_link

Dihet që me ju, Dardanët, ne jemi më të fortë. Ne jemi kombëtare e vogël dhe duhet të mësojmë prej këtyre ndeshjeve që na bëjnë më të fortë. Ne po rritemi së bashku dhe shihemi muajin tjetër për ta bërë ëndrrën realitet. Përgjithmonë DARDAN!”, shkruan Aliti në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!