“Alitalia” rilind pas falimentimit

schedule14:53 - 15 Tetor, 2021

schedule 14:53 - 15 Tetor, 2021

“Alitalia” e re do të quhet “Ita Airways”. Sot u zbulua se cili do të jetë emri i ri pas falimentimit të kompanisë legjendare. Ngjyra bazë në trupin e avionit gjithashtu ndryshon dhe do të jetë blu.

Por këto javë aeroplanët do të fluturojnë me stilin klasik të “Alitalia”-s, por kur të vijnë avionët e rinj të porositur nga “Airbus” flamuri trengjyrësh i Italisë do të shfaqet në bishtin e avionit.

Çfarë do të ndodhë me markën historike? Do të përfundojë në sirtarët e zyrave të kompanisë së re e cila pagoi 90 milionë euro për ta blerë atë (së bashku me uebfaqen alitalia.com) jo për ta rihapur atë.

“Linja ajrore kombëtare do të quhet Ita Airways”, njoftoi CEO, Fabio Lazzerini gjatë konferencës për shtyp.

Pas shtatë dekadash, linja italiane ajrore “Alitalia” falimentoi.  Në orën 23:10 të mbrëmjes së djeshme, avioni “Alitalia” AZ 1586 u ngrit për herë të fundit në Aeroportin Fiumicino në Romë me destinacion Cagliarin. Tani fillon një epokë e re./ Abcnews.al