Analisti Skënder Minxhozi në “Real Story” në ABC News bëri një mbi mënyrën se si janë ndërtuar listat elektorale dhe si kjo ka ndikuar në përbërjen aktuale të Parlamentit shqiptar.
Sipas tij Ilir Alimehmetidhe Jorida Tabaku nuk u futën në listën e PD për të fituar, por për të përmbushur një “ritual politik”.
“Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, ishin dy kandidatë që ishin vënë jo për të fituar, por për të bërë adetin. Berisha të vetët i kishte në krye të listës. Ishte taktika e Berishës. Një gafë e madhe që fut figura të tjera në parlament dhe lë jashtë këto figura. Ndodhemi në një parlament që është si rezultat i dy liderëve të mëdhenj, saqë thuhet se ka fituar jo vetëm Rama , por në kontekstin dhe pozicionin e tij personal edhe Berisha.
Këtu janë fshirë primaret për të futur në listë persona të tjerë që janë komplet pa lidhje. Meta vjen në atë pozicion kur ne në Tiranë na iknin dritat dhe rrinim 48 orë pa drita. Meta hyri në sferën politike, në atë kur s’kishte se kush të hynte, për të mbushur partitë”, tha analisti./abcnews.al