Alibeaj: Vendimi i Gjykatës skandaloz

schedule16:37 - 25 Mars, 2022

schedule 16:37 - 25 Mars, 2022

Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeja e ka cilësuar skandaloz vendimin e Gjykltaës së Tiranës për të njohur ndryshimet në statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit.

Alibeaj tha se vendimi do të ankimohet, dhe do të jetë gjykata do që do të japë vendimin përfundimtar.

Ajo se çfarë ka ndodhur sot dhe duhet të filloj nga momenti i parë. Doli një vendim që siç e shpreha më parë është dhënë në shkelje të plotë të ligjeve, fakteve, provave. Një vendim i cili nuk bazohet në asnjë nga dokumentet reale që kjo parti ka depozituar në Gjykatën e Tiranës. Kam autorizuar që PD të reagojë ndaj vendimit të gjykatës, dhe ankim ndaj këtij vendimi të paligjshëm në kufijtë e skandalit. Bacground im prej juristi dhe për këdo kuptojmë një gjë të thjeshtë, ai vendim nuk është i formës së prerë, në fund do të jetë gjykata që do të vendosë në aspektin juridik”, tha Alibeaj.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!