Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat u shpreh se kompania fituese nuk është specializuar për produkte ushqimore. Sipas tij kjo kompani është specializuar për pajisje elektrike.
Alibeja theksoi se se 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit, kompania ka modifikuar objektin e trajtimit të saj duke shtuar edhe ‘import-eksporte për produkte ushqimore’.
Gjithashtu i theksoi se pas këtij ndryshimi Ministria e Mbrojtjes i ka dërguar një ftesë. Sipas tij kjo është arsye se pse kryeministri Rama nuk ka para për familjet e varfra që janë në mbijetesë.
“Kompania që Rama dhe Xhaçka ka zgjedhur t’i japin 1,5 mln euro, nuk ka asnjë eksperiencë për tregtimin e produkteve ushqimore. Kjo kompani është e specializuar për pajisje elektronike dhe kompjuterike. Aktiviteti kryesor lidhet me pajisje elektronike, ndërtim dhe programime kompjuterike.
Në 19 mars 2020, 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit, Eurovia.shpk ka modifikuar llojin e aktivitetit të saj.
6 ditë pas modifikimit të aktivitetit të saj, u shpall fituese e tenderit 1.5 mln euro. Në 19 mars 2020, 6 ditë para se Ministria e Mbrojtjes ta shpallte fituese, Eurovia.shpk shtoi në aktivitetin e saj dhe eksport-import produktesh ushqimore.
Menjëherë pas këtij ndryshimi, Ministria e Mbrojtjes e identifikon dhe e shpall fituese. Prandaj nuk ka para Edi Rama për të paguar dhe ndihmuar bizneset. Paratë i kanë për t’i ndarë me miqtë e tyre”, tha Alibeaj.