Alibeaj takon bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të KiE për Shqipërinë: Jemi të vendosur kundër korrupsionit

schedule17:48 - 4 Korrik, 2022

schedule 17:48 - 4 Korrik, 2022

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj ka pritur në një takim dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë,  Joseph O’Reilly dhe Asim Mollazada.

Ai thotë se ka kërkuar mbështetje nga bashkëraporterët për Reformën Trritoriale dhe atë Zgjedhore, duke i quajtur të papranueshme ndryshimet e njëanshme nga qeveria. Alibeaj po ashtu i ka siguruar ata se PD mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit.

Mesazhi i plotë:

Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Z. Joseph O’Reilly dhe Z. Asim Mollazada të cilët ndodhen prej disa ditësh në vendin tonë.

Në përfundim të misionit të tyre faktmbledhës, me dy reporterët e KiE diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u fokusuar  tek dy reformat e rëndësishme të iniciuara nga Partia Demokratike: Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale për të cilat po punohet në dy komisione të posaçme parlamentare.

Gjatë bisedës, kerkova nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbeshtetje për opozitën në punën e saj në këto dy komisione. Iu shpjegova reporterëve se ndryshimet e njëanshme nga qeveria nuk janë më të pranueshme, bazuar dhe në vetë opinionin e Komisionit të Venecias.

Giithashtu për ne si PD, rekomandimet e ODIHR duhet të jenë në qendër të punës së komisioneve, duke përfshirë problemet e ndikimit të krimit, blerjen e votave, përdorimin e pasurive shtetërore, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje etj.

I vura në dijeni gjithashtu përfaqësuesit e KiE se implementimi i reformës aktuale  territoriale  ka dështuar, ndaj shumë propozime të opozitës do duhet të mbështeten dhe konsiderohen.

Në emër të PD i sigurova bashkëraporterët e KiE, se mbetemi të vendosur në luftën kundër korrupsionit që sot ka kapur çdo zyrë e institucion shtetëror.

Partia Demokratike dhe Grupi i saj Parlamentar do të  punojnë çdo ditë në rrugën e orientimit properëndimor për t’ju kthyer shqiptarëve vlerat e demokracisë, drejtësisë dhe integritetit. /abcnews.al