Alibeaj ‘qetëson’ Foltoristët/ Bashkëkryetari i Zgjedhores: S’ka shans të pranojmë primin

schedule15:19 - 14 Shkurt, 2024

schedule 15:19 - 14 Shkurt, 2024

Këtë të mërkurë ishte radha e partive politike për të folur në Komisionin e Reformës Zgjedhore, më shumë se dy bashkryetarët.

Të parët që konfirmuan ishin aletatët tradicional të PD-së por vendi i tyre ishte bosh sërish, sikundër dhe deputetëve demokratë të grupit Berisha e Bardhit.

Dashamir Shehi nuk iu bashkua Mediut, Dukës e Dules dhe propozimet e tij ia parashtroi dy bashkëkryetarëve dhe krerëve të tjera të partive jo parlamentare.

Enkelejd Alibaj më shumë se të propozojë shfrytëzoi mbledhjen për të dhënë një përgjigje të prerë, për një cështje që ka shkaktuar jo pak reagimet mes demokratëve të tjerë, atyre të Bardhit e Berishës.

“Nuk ka shans të pranohet primi, siç është në sistemet e tjera. sot është e udhës që shqiptarët të qeverisen nga ato forca politike për aq sa mandate dhe mbështetje i japin”

Primit bashkdrejtuesi socialist, Damian Gjiknuri i qëndroi larg, duke u fokusur në pyetjet e shtumta që patën krerët e partive të vogla, për listat e hapura dhe interpretimet që mbartë vendimi i gjykatës kushtetuese.

“Në kushtet kur nuk ka konsensus mes nesh, nuk arrijmë të bëjmë ndryshime neni mund të interprtohet, meqë nuk ka herës është zero dhje autiomatkisiht listat janë të hapura brenda këtij sistemi proporcional rajonal.”

Edhe mbledhja e radhës do të mblidhet online, ku do të shprehin kërkesat e tyre përfaqësuesit e shoqatave për votën e diasporës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!