Alibeaj për Abc News: Ftesa jonë për bashkim, para vendimit të Apelit

schedule19:34 - 10 Mars, 2023

schedule 19:34 - 10 Mars, 2023

Enkelejd Alibeaj në një prononcim për gazetaren e Abc News, Viol Xhafaj pas mbledhjes së Partisë Demokratike theksoi se ftesa ndaj “Foltores” për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 Majit është bërë para se Apeli të rrëzonte Sali Berishën dhe çështja të kthehej për rigjykim.

“E para nuk kemi marrë vulën. Ne as nuk kemi marrë diçka që nuk na takonte, asgjë. Apeli ka qartësuar se gjithçka që ka ndodhur më parë ishte jo korrekte me ligjin. Thirrjet për bashkëpunim, bashkim forcash apo daljen me të mirin kandidat, unik, po edhe fitues, ka qenë në synimin tonë që t’i shërbejmë qytetarëve. Ndaj edhe kandidati unik që ka qenë refreni ynë para epokës së vulës dhe pas epokës së vulës ka qenë pikërisht në synimin tonë që t’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë.”, tha Alibeaj.

I pyetur nga gazetarja nëse është kontaktuar nga ndonjë kandidat i Foltores pas propozimit që bëri, ai tha:

“Nga sot do të vazhdojmë me miratimin e kandidaturave tona dhe fokusimin e fushatës zgjedhore. Ky është një proces që mund të ndodhë me kandidatët e tjerë por nuk mund të jetë një pritje pa fund sepse interesi ynë më i madh, përveç interesit tonë partiak, del interesi i qytetarëve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!