Alibeaj pas deklaratave të ministrit të Brendshëm: Zëdhënësi i regjimit Rama-Doshi lau duart

schedule14:12 - 28 Qershor, 2021

schedule 14:12 - 28 Qershor, 2021

Deputeti i zgjedhur i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, në lidhje me fjalën e tij për ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vendin tonë.

Sipas tij, Ministri i Brendshëm lau duart dhe për ngjarjet e fundit kriminale fajësoi organet e drejtësisë, gjykatat dhe prokuroritë, ndërsa thekson se rendi dhe siguria ne vend kanë kapitulluar.

Alibeaj thotë se përveç gjunjëzimit para krimit, qeveria nuk kanë çfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve.

Sipas tij, pa u goditur regjimi dhe modeli Rama-Doshi, vendi nuk mund të ketë qetësi. Ai u shpreh se ndarja e politikës nga krimi e vetmja rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare.

Deklarata e plotë:

E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend.

Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë. Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit’.
Fatkeqësisht, përvec gjunjëzimit para krimimt, ata nuk kanë cfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve.

Modeli që kanë ndërtuar ndër vite është ai i kriminalizmit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me cdo cmim. Me krimin dhe për krimin.

Faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokraciën, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë.

Pa u goditur ky model, pa u zhbërë aleanca midis regjimit Rama-Doshi dhe krimit të organizuar, pasiguria do të mbretërojë në cdo shtëpi, në cdo rrugë, në cdo lagje dhe në cdo qytet. Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për largimin e këtij regjimin dhe fundin e modelit të politikës të lidhur me krimin, do të vazhdojë luftën për ndarjen e politikës nga krimin, për kthimin e legjitimitetit në vend, si të vetmen rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!