Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kritikoi reformën në drejtësi, ndërkohë që sot në Kuvend raportuan SPAK, KLGJ dhe KLP.
Alibeaj tha se 6 vite më parë kur u miratua reforma në drejtësi pritej që të shkëputej nga politika, por siç thotë ai kjo nuk ndodhi. Demokrati tha se drejtësia e sotme nuk flet, por belbëzon.
“Ajo se çfarë 6 vite më parë ishte që drejtësia të përthithte politikën e korruptuar. 6 vite kaluan dhe sot jemi duke përcjellë fjalë mallëngjyese.
Dëgjova përfaqësuesit e qeverisë dhe thanë se përgëzojnë institucionet dhe duan që të jenë të pavarur. Në momentin kur qeveria flet mirë edhe është e kënaqur, ky është problem, kjo s’duhet të ndodhte. Kjo ishte frymëzimi pse u bë reforma.
Drejtësia nuk flet, por vetëm belbëzon dhe jemi në një udhëkryq të madh. Ne duhet ta mbështesim padyshim. Mbështetja bëhet që ne politika, kjo sallë duhet të japë shembullin. Bëni vettingun politik. Kush del sot këtu dhe të pranojë këtë gjë?”, tha Alibeaj. /abcnews.al