Alibeaj: Në Ditën e Rinisë një 25 vjeçar u ekzekutua, Rama mbron Lleshajn duke mos e shkarkuar

schedule17:06 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 17:06 - 8 Dhjetor, 2020

Ish-deputetit i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Sipas Alibeajt mentaliteti i regjimit policor nuk ka ndryshuar me qeverisjen e kryeministrit Rama.

“Është irrituese që, në 8 vite, Edi Rama ndërtoi modelin e Policisë që nuk lufton krimin, por burgos, gjobit dhe vret qytetarët e pambrojtur. Kjo është arsyeja përse Sandër Lleshaj vazhdon të jetë akoma Ministër i Brendshëm dhe nuk është shkarkuar nga Edi Rama”, shprehet ai.

Lexo edhe: SHÇBA: Nuk ishte vetëmbrojtje, polici shkeli ligjin duke vrarë Klodian Rashën

Statusi:

Në Ditën e Rinisë, një 25 vjeçar u  ekzekutua me plumb në kokë nga regjimi, sepse nuk respektoi orën policore të karantinës.

Një i ri që vrapon për t’i shpëtuar gjobës apo sjelljes brutale, që e kemi parë të gjithë në rastin e 15 vjeçarit gjatë karantinës së parë, nuk përbën asnjë rrezik për policinë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën, janë njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës, me justifikime të denja për një bandë.

Asnjë skenar i sigurimit të shtetit nuk mund të justifikojë ekzekutimin e të riut.

Prokuroria duhet të kishte marrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes, zbardhjen e të vërtetës sa me shpejt dhe informimin e publikut për ketë ngjarje që ka shokuar të gjithë shoqëinë.

Për këtë akt kriminal të pashembullt duhet drejtësi pa vonesë! Arrestimet sa për sy e faqe, për të mashtruar publikun e revoltuar, shërbejnë vetëm që regjimi i Edi Ramës të blejë kohë.

Policia që vret një të ri në Ditën e Rinisë është modeli më i keq i Policisë së Shtetit. Sot vrasësi i të riut nuk është efektivi i policisë, por Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, me politikën e tyre qeveritare të armiqësimit të Policisë me qytetarët dhe bashkëpunimit të Policisë me bandat.

Është irrituese që, në 8 vite, Edi Rama ndërtoi modelin e Policisë që nuk lufton krimin, por burgos, gjobit dhe vret qytetarët e pambrojtur. Kjo është arsyeja përse Sandër Lleshaj vazhdon të jetë akoma Ministër i Brendshëm dhe nuk është shkarkuar nga Edi Rama!

Është e paprecedentë që në 8 vite, në vend të komunikatave të përditshme sesa grupe kriminale ka zbuluar dhe arrestuar, Policia e Shtetit flet vetëm për sa gjoba u ka vendosur qytetarëve.

Kjo nuk është arsye se përse ekziston Policia e Shtetit. Kjo është një politikë e gabuar, që e armiqëson Policinë me qytetarët. Prandaj, edhe Edi Rama e mbron Sandër Lleshajn, duke mos e shkarkuar!

Ky është modeli i shtetit policor, i ndërtuar nga Edi Rama. Ky është bërë një model i padurueshëm për qytetarët, që po thonë “mjaft më!

Duhet ndryshim”! Qytetarët meritojnë një qeveri që i trajton me respekt dhe dinjitet shtetasit e vet./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!