Alibeaj në “ABC News”: Konsensusi politik, sfidë për opozitën

schedule12:30 - 21 Maj, 2020

schedule 12:30 - 21 Maj, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj në studion e “ABC News” ka folur për krizën politike pas shembje së Teatrit Kombëtar.

Gjatë bisedës me gazetaren Juli Xhokaxhi ai thekoi se procesi zgjedhor nuk është një lojë mes partive politike, ndërsa shtoi se pushteti aktual vetëm ka shtuar varfërinë dhe revoltën e qytetarëve.

Gjithashtu Alibeaj u shpreh se opozita ka qenë gjithmonë mbështetëse e artistëve duke kundërshtuar shembjen e teatrit, ndërsa shtoi se Bashkia nuk mund të sajojë një vendim apo të detyrojë ekspert të dalin kundër një vendimi.

“Të shembësh teatrin me njerëz brenda është një tentativë vrasjeje. Prej kohësh ka denoncime në SPAK , por nuk është bërë asnjë lëvizje”, tha Alibeaj.

Ndërsa më tej u shpreh: I gjithë konsensusi publik për shkak të varfërisë në familjet shqiptare tregon edhe sfidën tonë, që nesër të jemi të gjithë gati për t’i bashkuar njerëzit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!