Alibeaj mesazh të hapur Sali Berishës: PD do të forcojë marrëdhëniet me Britaninë dhe SHBA

schedule12:32 - 5 Shtator, 2022

schedule 12:32 - 5 Shtator, 2022

Ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, për Grupin Parlamentar të PD është prioritet në mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Kjo është komunikuar sot nga Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili shpalosi prioritetet e PD-së gjatë këtij sesioni të ri parlamentar.

Alibeaj ka theksuar se vendosja në një kurs përplasje të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe, nuk do të ishte vetëm devijim nga misioni properëndimor i Partisë Demokratike që nga krijimi, por edhe një rrugë e sigurt për të çimentuar regjimin antidemokratik dhe anti – perëndimor të Edi Ramës.

Sjellim në vëmendje, se kreu i PD-së Sali Berisha është shpallur “non grata” nga Britania e Madhe dhe SHBA, ndaj mesazhi i Alibeajt për forcimin e marrëdhënieve me këto dy vende është i qartë kundrejt Berishës.

Reagimi i Alibeajt:

“Ruajtja dhe forcimi i partneritetit strategjik me SHBA, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe, për Grupin Parlamentar të PD është prioritet në mbrojtje të interesit tonë kombëtar. Vendosja në një kurs përplasje të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe, nuk do të ishte vetëm devijim nga misioni properëndimor i Partisë Demokratike që nga krijimi, por edhe një rrugë e sigurt për të çimentuar regjimin antidemokratik dhe anti – perëndimor të Edi Ramës.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!