Alibeaj mbledh grupin, kush janë deputetët e PD që marrin pjesë

schedule16:05 - 14 Qershor, 2022

schedule 16:05 - 14 Qershor, 2022

Kreu i grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot deputetët e PD. Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj ka zbardhur emrat e deputetëve që marrin pjesë në mbledhje.

1: Kastriot Piroli
2: Flamur Hoxha
3: Emilja Koliqi
4: Andja Ulliri
5: Dhurata Çupi
6: Saimir Korreshi
7: Gazment Bardhi
8: Eralda Tase Bano
9: Zheni Gjergji
10: Ferdinant Xhaferri
11: Enkelejd Alibeaj
12: Arbi Agalliu
13: Bledjon Nallbati
14: Lefter Geshtenja
15. Orjola Pampuri
16. Xhelal Mziu

Kjo mbledhje është thirrur për të diskutuar rreth angazhimit në Komisionin e Reformës Territoriale. Në përbërjen të Komisionit për Reformën Territoriale, në karriget e opozitës janë dërguar në Kuvend vetëm emrat e atyre deputetëve demokratë që mbështesin Alibeajn, ndërkohë që mbështetës të Berishës nuk ka.

Lexo edhe: Komisioni për Reformën Territoriale, Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar

Janë 3 Komisione të propozuara nga opozita, Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, Komisioni për Reformën Territoriale dhe Komisioni për Reformën Zgjedhore. Grupi Parlamentar ka propozuar që kryetar i Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike të jetë Gazment Bardhi.

Ndërkohë Dhurata Çupi do të jetë bashkë-kryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, ndërsa Enkelejd Alibeaj do të jetë bashkë-kryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Emri i Oerd Bylykbashit u propozua për të qenë pjesë e Komisionit për Reformën Zgjedhore, por u bë e ditur se ai nuk do të jetë prezent.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!