Alibeaj lë të hapur mundësinë e bashkimit të demokratëve: Për hir të bazës nuk duhet të kufizohemi

schedule22:12 - 3 Nëntor, 2022

schedule 22:12 - 3 Nëntor, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ka lënë ende të hapur mundësinë e bashkimit të demokratëve.

Pavarësisht deklaratës të fundit të PD-së, e cila kërkoi të dilte në zgjedhjet e ardhshme vendore me kandidatët e vet, Alibeaj u shpreh se e tij janë aty dhe se kushdo që do mund t’i konsiderojë.

I ftuar në Neës 24, ai tha se dalja me një kandidat të përbashkët nuk është ende diçka e mbyllur përfundimisht.

Alibeaj: Grupi parlamentar e kryesia, u nisëm nga ideja e mirë që vërtetë kemi një frakturë, e pranojmë jo vetëm në qendër por edhe në bazë që nuk është as e përkohshme. Nuk është çështje e legjitimitetit juridik se kjo varet nga gjykata. Nuk është frakturë, është ndarje ideologjike, mentaliteti, konceptesh. Pranoj që është edhe në bazë, që ka ekzistuar në mënyrë letargjike që nga 90, koha erdhi, vonë ndoshta që të sqarohen rrymat brenda PD, të shihen konfigurimet e identitet që dikur ishte bashkë. A besoj se do arrinim në një kandidat të përbashkët? Në një situatë laboratorike, do ishte utopi. Në fakt ka një gjë që na bën bashkë, që nuk ndodhemi në një sistem demokracie që të ruajmë ndarjet. Ne nuk kemi pretenduar bashkim, bashkëpunim.

Ndarja sot është. Por për shkak të faktit që kemi përballë një regjim i tejkalon që të bashkojmë forcat. Ndaj e them gjithmonë, një kandidat i vetëm e fitues i demokratëve. Kjo do të thotë që pavarësisht ndarjeve, fakti që kemi përballë regjimin e Ramës, nuk duhet të kufizohemi që për hir të njerëzve poshtë dhe shqiptarëve të tejkalojmë egot e individuale e politike.

Duhet bërë bashkë arqipelagun e opozitës, të shqiptarëve demokratë që në 25 prill na votuan.

Individi dhe shëmbëlltyra e kandidatit duhet të jetë i tillë që të shohin veten demokratët, elektorati gri, mundësisht edhe grupi tjetër i PD. Kandidati mund të mos zgjidhet nga vatha ime. Formula e ofruar ishte sondazhe. Duke qenë se nuk kishte asnjë dashamirësi nga Paloka, ofruam mekanizmin ku ruhen Primaret por të qëmtohet dhe ekstraktohet shija e pjesës gri që mund të mos dojë asnjë nga palët. As kjo nuk u pranua.

Oferta jonë mekanizmi ynë i prezantuar edhe publikisht janë aty të shkuara. Kush do e sheh, por gjatë të gjithë kësaj kohë, kemi mbajtur një qëndrim të ndrojtur se nuk kemi dashur që me veprime të njëanshme të krijonim hendeqe se e dinim që do vinim sot një situatë ku na kërkohet nga baza bashkim forcash./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!