Alibeaj largohet nga politika/ Zekthi: Ka mbetur konsekuent në qëndrimet e tij politike

schedule17:39 - 21 Qershor, 2024

schedule 17:39 - 21 Qershor, 2024

Enkelejd Alibeaj shënoi aktin e parë të ndarjes nga Sali Berisha, si kryetar i Partisë Demokratike. Pas më shumë se një javë që vula e logoja blu kaloi tek Berisha, deputeti Enkelejd Alibeaj deklaron distancimin nga selia blu, duke u larguar nga grupi parlamentar demokrat.

Analisti Fitim Zekthi i ftuar në “News Line” në ABC Neës, u shpreh se Alibeaj ka mbetur konsekuent në qëndrimet e tij politike.

Alibeaj tregoi që parimet që mbron nuk i ka për konsumin publik. Është për tu vlerësuar, pasi politika s’mund të jetë kaq e poshtër. Sot shaj, dhe nesër lavdëroj, nëse nuk ka besueshmëri, pse duhet publiku ta besojë? Alibeaj përcolli një mesazh të rëndësishëm politik, moralin politik. Njeri është qenie morale. Nëse do e mendonim se është prej mishi e gjaku, do bënte çdo gjë. Aliebaj tha se është demokrat, i PD-së dhe se nuk ishte i Berishës. Basha po flet që Berisha është problem i vendit dhe në këto kushte duhet një forcë e re opozitare.”, u shpreh Zekthi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!