Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alibeaj kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Bllakon: Nuk duhet pritur asnjë minutë

schedule14:00 - 29 Mars, 2022

schedule 14:00 - 29 Mars, 2022

Enkelejd Alibeaj ka reaguar për arrestimet nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve, ndërkohë që është kërkuar edhe prangosja e deputetit socialist Alqi Bllako.

Alibeaj, i cili u komandua si kryetar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandeteve, për të shqyrtuar mandatin e Bllakos. Ai thekson se nuk duhet pritur më asnjë minutë dhe se PD është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

“Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë,  për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj tëcilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve.

Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani.

Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më të lartë i përfshirë’” shkruan Alibeaj në reagimin e tij. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!