Për Enkelejd Alibeajn një gjë është e sigurtë, bashkim me Sali Berishën nuk do të ketë, por ne mbledhjen e kryesisë, e cila nisi pak caste më parë, Alibeaj lë të hapur derën për kandidatët e Foltores në zgjedhjet e 14 majit.
Alibeaj në mbledhjen e kryesisë së PD: Siç deklaruam të premten në mbrëmje, vendimi i Gykatës së Apelit, përbën për Partinë Demokratike, për të gjithë ne, një moment të veçantë përgjegjësie për të rimarrë me energji të reja kursin e forcimit, rritjes dhe fitores.
Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë, por jemi me të vendosur se kurrë për t’ja dalë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit tanë, me qytetarët shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë perëndimorë, me SHBA, vendet e BE-së, me Britaninë e Madhe.
Nga sot fokusi kryesor i gjithë veprimtarisë sonë politike janë zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Me pjesëmarrjen, me kandidatët , me garën, me synimet dhe me rezultatet tona në këto zgjedhje duhet të nderojmë historinë e Partisë Demokratike;
Të afirmojmë Partinë Demokratike si alternativa krysore e qendrës së djathtë demokratike, kombëtare, perëndimore dhe euro-atlantike në Shqipëri;
T’i japim pushtetit vendor fytyrën e alternativës sonë demokratike;
Të vendosim dhe të synojmë objektiva ambicioze, të hedhim bazat e sigurta të fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare për largimin e qeverisë së korruptuar deri në palcë të Edi Ramës, dhe duke bërë realitet rrotacionin jetëdhënës të pushtetit që presin me etje të shpallur shumica e shqiptarëve.
Për këtë :
1-Në lidhje me kandiatët për këshilltarë bashkiakë:
Duhet të fillojnë menjëherë nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët rreth saj të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshiltarëve të PD-së në bashkitë respektive. Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të drejtë.
2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë të bashkive;
Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë, i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip ndaj gjithë prurjeve në fjalë, në menyrë eksplicite ndaj kandidatëve demokratë të primareve gjithashtu, me synim daljen me kandidatë unik.
3-Në lidhje me aleancat;
PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale ku secili subjekt zhvillon indentitetin e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.