Një nga dy vendet që Enkelejed Alibeaj, kryetari i komanduar i dorëhequr, la vakante të mërkurën, është plotësuar.
Se çfarë do të ndodh me Kryetarin, është ende enigmë që do të duhet ta zbardh Jorida Tabaku, në dorë të së cilës ka rënë PD-ja zyrtare aktualisht.
Gazment Bardhi është ai që do të kryesojë tani e tutje grupin parlamentar demokrat. Jo vetëm ata të të grupit zyrtarë të PD-së, por edhe të larguarit tek Berisha.
Marrja e këtij posti ka ngjallur dhe Lulzim Bashën, që prej daljes në shkurt, është plotësisht inaktiv dhe deklaratës së vetme që ka thënë para fushatës, se ai do të ishte në të gjithë Shqipërinë për të fushatuar.
Kjo e fundit nuk ndodhi. Ai formalisht nuk mori pjesë në asnjë takim të fushatës por sic duket mbrëmjen e së enjtes, është mbledhur së bashku me të 18 deputetët e tjerë për të dhënë firmën për Gazment Bardhin. Mes të 19 firmave është dhe ajo e Jorida Tabakut, por jo të Enkelejd Alibeajt, Agron Gjemarkajt dhe Ferdinand Xhaferrajt.
Ndoshta se nuk ishin të nevojshme, deputetët e Berishës kanë qëndruar indiferentë ndaj këtij zhvillimi në PD zyrtare, edhe pse Gazment Bardhi nuk ka largësinë e Enkelejd Alibeajt ndaj kreut të fotlores./abcnews.al