“Alibeaj, detyrim të thërrasë komisionin”, gazetarja: Lulzim Basha e ka kapitull të mbyllur bashkimin e partisë

schedule18:31 - 12 Janar, 2024

schedule 18:31 - 12 Janar, 2024

“Lajmi i mirë është që më në fund kjo reformë risillet në vemendje. Ditën e martë me një deklaratë të kryeministri Edi Rama duket se kjo reformë u risollë, por duket se ka futur në sherr PD”, ka deklaruar gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja për Reformën Zgjedhore.

E ftuar në “Special Report”, ajo ka zbuluar se nga ana e Enkelejd Alibeaj nuk ka pasur asnjë kërkesë për mbledhjen e komisionit dhe ai politikisht duhet të bëjë një thirrje.

“Ajo që pritet është që javën e ardhshme të ketë një reagim nga komisioni. Sipas informatave tona, përveç deklaratave të Zotit Basha, nuk ka pasur një kërkesë nga Zoti Alibeaj që të mblidhej komisioni. Nga ana e Partisë Demokratike Zyrtare dhe Zotit Alibeaj nuk ka pasur një aktivizim që kjo të ndodhë.

Doja të ndalesha vetëm te pjesa e zotit Alibeaj, i cili politikisht duhet të bëjë një akt, duhet të bëjë një thirrje. Ai nuk ka bërë asnjë thirrje që ky komision të mblidhet. Ne kemi parë një diferencë që ky komision të mblidhet deri në deklaratën e kryeministrit Rama”.

Sa i përket rikthimit të Lulzim Bashës, Shevroja theksoi se kreu i Partisë Demokratike e ka të mbyllur bashkimin e partisë.

“Zoti Basha ishte i qartë. ‘Unë do të jap votat e grupimit tim dhe do të diskutojë për 84 votat’. Ai duket se ka vendosur të kontribuojë. Sa i përket, pjesës së bashkimit u la të nënkuptohej se ishte një çështje e mbyllur dhe se do të vazhdojë me ata deputetë dhe mbështetës që ka për zgjedhjet e vitit 2025”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!