Alibeaj: Deputeti i PS u përgjua duke folur me bandën e Shullazit

schedule18:46 - 17 Gusht, 2018

schedule 18:46 - 17 Gusht, 2018

Përmes një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokatike, Enlekejd Alibeaj kërkoi arrestimin e deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Sipas Alibeajt, Çyrbja është përgjuar duke folur me anëtarë të bandës së “Shullazit”.

Nga foltorja e Partisë Demokratike u artikulua të premten një tjetër denoncim kundër qeverisë.

“Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit.

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja”.

Alibeaj, nenkryetari i Komisionit të Ligjeve, tha se me Edi Ramën në Qeveri ligji i dekriminalizimit është një copë letër që nuk zbatohet.

“Sot, kamikazet e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës”.

Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Alibeaj i kërkoi prokurorisë të dërgojë në Kuvend kërkesë për arrestimin e deputetit Çyrbja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!