Ish-kreu i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj reagoi ndaj Berishës, që këtë të premte përsëriti se ai dhe Basha janë pengje të Ramës dhe nuk kanë vend në PD-në.
Alibeaj menjëherë pas kësaj, e akuzoi Berishën për përçarjen e PD-së dhe i kërkoi që të largohet në heshtje.
“I dëshpëruar por i palodhur nga përpjekja për të përçarë PD, i rrënuar moralisht por i paepur në përpjekjen për të mbajtur peng një pjesë të demokratëve, me ligësinë e dikujt që koha dhe veprat ia kanë shkruar fundin e palavdishëm, ndaj Sali Berishës ka vetëm një zgjidhje: të largohet i braktisur dhe të heshtë duke marrë me vete edhe atë fije dinjiteti, nëse i ka mbetur”, reagoi Alibeaj në Facebook.
Sipas Alibeajt, me largimin e Berishës, demokratët mund të fitojnë mundësinë për të qenë alternativë e re për shqiptarët.