Alibali: Propozimet për statutin e PD-së nuk kanë risi, Nazarko: Duhet një parti e re

schedule22:31 - 15 Korrik, 2021

schedule 22:31 - 15 Korrik, 2021

Mbrëmjen e kësaj të enjte në emisionin Log. me  gazetarin Endri Xhafo është diskutuar në lidhje me ndryshimet  e propozuara nga kreu i PD-së për ndryshimet në statut.

Analisti Neritan Alibali në fjalën e tij është shprehur se deri më tani nga ato ndryshime që janë propozuar nuk pret që të sillet ndonjë ndryshim i madh në parti.

“Ndërtimet statuore është thënë se do të sjellin ndryshime në PD por nga ajo që kemi parë nuk tregojnë se do të sjellin diçka të re. Nuk na tregojnë se PD do të na sjellë gjë të re në shtator. Kundërshtarët e Bashës e kanë pranuar Bashën si kryetar dhe kërkojnë që kur ky mandat të mbarojë, të merren masa.

Nuk po flitet më për mandatin e fituar të Bashës, por ato bëhen për atë që do të ndodhë pas katër vitesh nëse Basha do të humbë zgjedhjet. Ajo që më intereson nuk ka të bëjë ajo që ndodhi në zgjedhje dhe masakra zgjedhore, por ato që kanë qenë dhe janë anëtarë në kongres e dinë se çfarë ka ndodhur por e rëndësishme është që ky kongres të sjellë diçka të rëndësishme.

PS është një makineri elektorale, baza e partisë, seksioni e deri sa vjen janë të destinuar për të bërë punë ndërsa në konstruktin e PD-së duke filluar nga seksioni janë organizata politike”, ka thënë ai.

Ndërkohë nga ana tjetër analisti Mentor Nazarko ka theksuar se ajo që i duhet opozitës për të fituar përballë Ramës është një parti e re.

“Nuk shikojmë ndonjë platformë apo ndonjë risi të madhe në ndryshimet që pritet. Marku dhe Pollo po bëjnë kritikë cilësore për rithemelim të PD-së ndërsa Basha vetë dhe kundërshtarët nuk po japin asgjë. Ne kemi kodin elektoral më të detajuar nëse do të zbatojmë si duhet atë. E vërteta është se ka ekzistuar problemi në drejtimin e PD-së dhe duket se është dhe kjo një ndër ndikuesit. Duhet një parti e re për të sjellë revolucion në politikë dhe të fitojë”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!