Ali Ahmeti: Kisha bisedë të tensionuar me Zaevin, nuk pajtohem me dorëheqjen e tij

schedule18:58 - 1 Nëntor, 2021

schedule 18:58 - 1 Nëntor, 2021

Lideri i BDi-së Ali Ahmeti nuk pajtohet me vendimin e Zoran Zaevit për t’u tërhequr. Ai tha se ka pasur një bisedë të tensionuar mbrëmë me Zaevin duke ia bërë me dije se nuk pajtohet me lëvizjet e tij.

“Kam pasur bisedë goxha të tensionuar mbrëmë me Zaevin, që nuk jam pajtuar me lëvizjet e tij që i ka bërë me tërheqjen e tij nga partia dhe nga kreu i qeverisë. Ja kam bërë me dije pozicionet e forta të BDI-së. Këto janë zgjedhje lokale, ne para 1 viti kemi fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe ne kemi fituar mandat për të drejtuar politikat e shtetit.

Kështu që edhe sot kam pasur sërish bisedë me Zaevin me çka i kam thënë se nuk mund të bëjmë kompromise me çështje madhore, që ai të bëjë tërheqje. Të shqyrtohet në partinë e tij ky vendim që për mendimin tim është i paarsyeshëm dhe i ngutshëm”, tha për TV21 kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!