KOSOVË– Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti bashkë me disa përfaqësues të partisë së tij do të zhvillojnë një vizitë jo-zyrtare në komunën e Gjakovës. Kjo vizitë e tyre vjen disa ditë pas vizitës së Albin Kurtit në komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Tetovë dhe Çair.
Një vizitë e tillë shkaktoi debate, ndërsa Albin Kurti u vu në qendër të kritikave në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili do të jetë bashkë me Ahmetin nesër për vizitë në Kosovë, u shpreh për Gazetën Express s’e nuk e kanë në plan ndonjë takim me kryeministrin Kurti.
“Nuk kemi në agjendë takim”, tha Grubi./ n.m.abcnews.al