Gazetari i njohur Alfred Lela i ka surprizuar të gjithë me pamjet e fundit të publikuara nga lumi i Shalës në Shkodër.
Ai shfaqet duke pozuar nudo, i mbuluar vetëm me një gjethe përpara organit gjenital. Krah tij ndodhet edhe avokatja e njohur Rudina Jasini, e cila ka mbrojtur ish-kryeministrin e Kosovës në Hagë, Ramush Haradinaj. Lela ka treguar edhe një herë natyrën e tij pa komplekse dhe të çlirët, duke thyer çdo tabu që askush nga gazetarët shqiptarë nuk ka guxuar më herët.
Më herët, ai hoqi pantallonat në transmetim direkt në një emision televiziv për t’i treguar kryeministrit Edi Rama shenjat e dhunës, të marra gjatë shembjes në Teatrin Kombëtar. /abcnews.al