Alfred Balla, 15 vite larg drejtësisë/ Pas përfundimit të drejtimit të KLP, qëndron larg detyrave në drejtësi

schedule15:41 - 21 Maj, 2024

schedule 15:41 - 21 Maj, 2024

Kryetari i këshillit të Lartë të prokurorisë Alfred Balla nuk do të jetë për 15 vitet e ardhshme pjesë e sistemit të drejtësisë.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi të martën që Balla pas përfundimit të mandatit në KLP, të mos ushtrojë asnjë funksion për 15 vitet e ardhshme qoftë në radhët e prokurorëve ashtu dhe nga radhët e gjyqtarëve.

Ky vendim i KPA nuk lidhet me detyrën që balla mban si kreu i KLP edhe pse atij i ka përfunduar mandate prej dhjetorit të kaluar. Trupa gjykuese pranoi ankimin e Komsionerit Publik duke thënë se Alfred Balla ishte subjekt rivlerësimi, por ai hoqi dorë nga detyra me vullnet të lirë, duke mos iu nënshtruar kështu procesit të vettingut, por e ndaloi që të zgjidhet apo emërohet në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Alfred Balla u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shkurt të vitit 2018 nga Kuvendi i Shqipërisë, si përfaqësues i shoqërisë civile dhe prej asaj kohe mbante postin e zv/kryetarit. Ndërsa në mars të vitit 2022 u zgjodh kryetar i këtij Këshilli, me një mandat 2 vjeçar. Balla iu nënshtrua procesit të vitingut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë nga viti 2012 deri në vitin 2017. Në KPK, trupa vlerësoi me shumicë se Balla e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte shkarkuar nga kreu i Gjykatës së Lartë në korrik 2017 dhe e mbyllën procesin e tij pa një vendim përfundimtar. Por ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik me argumentin se përveç ndërprerjes së vetingut Ballës ti ndalohet e drejta që të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!