Dy kilianët, Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal mbërritën në Milano me premisa shumë të larta, por situata e tyre aktuale është larg asaj.
Interit iu desh të bënte disa lëvizje të rëndësishme gjatë merkatos për të provuar të balancojë llogaritë e klubit që pavarësisht se është kampion i Serie A, po kalon vështirësi serioze financiare.
Shitjet e dy lojtarëve kryesorë si Lukaku dhe Achraf ndihmuan procesin, por Alexis dhe Vidal e kanë komplikuar situatën.
Kilianët janë më të paguarit e skuadrës, por Inzaghi nuk i sheh ata si lojtarë kryesorë. Merkatoja e dimrit mund të nënkuptojë fundin e eksperiencës së tyre në Milano. /abcnews.al