Liverpool ka shumë lojtarë të mëdhenj në çdo repart, por Trent Alexander-Arnold është një diçka ndryshe dhe spektakolare. 21-vjeçari ka lindur në Liverpool, është rritur me moshat e ekipit të zemrës dhe po realizon ëndrrën e jetës.
Vështirë të gjesh sot në botë një mbrojtës të djathtë më të mirë se ai, më saktë një mbrojtës krahu më të mirë se Alexander-Arnold. Anglezi i krahut ka folur për Sportbladet rreth objektivave dhe Jurgen Klopp, komandantit të këtij Liverpooli të mrekullueshëm.
“Gjithmonë kam dashur të bëhem një legjendë e Liverpool, të ftoj tituj, të luaj sa më shumë ndeshje, të fitoj sa më shumë ndeshje dhe të bëhem kapiten. Nuk mund t’i arrij gjithë këto objektiva nëse lë Liverpoolin dhe shkoj të luaj diku tjetër.
Trajneri na flet gjithmonë se si mund të përmirësohemi, çfarë mund të bëjmë për të hyrë më mirë në historinë e klubit dhe çfarë duhet të bëjmë për t’i kthyer të gjithë këto në realitet. Është diçka që dëshiron ta dëgjosh që fëmijë. Duhet ta ndjesh që trajneri po të jep një mundësi.
Kur kjo ndodh, nuk ke më asnjë dyshim te vetja jote, sidomos kur trajneri të thotë saktësisht se çfarë duhet të bësh dhe ku duhet të përmirësohesh“, përfundon Trent Alexander-Arnold. /abcnews.al