“Alexa, thirr për ndihmë”, si i shpëtoi jetën nënës së saj një 6-vjeçare në Skoci

schedule18:06 - 3 Korrik, 2023

schedule 18:06 - 3 Korrik, 2023

Një vajzë 6-vjeçare në Skoci i shpëtoi jetën nënës së saj dy herë, duke përdorur teknologjinë e ndihmës shtëpiake Alexa të zhvilluar nga Amazon.

Emma Anderson nga Glasgou ishte 15 vjeç kur u diagnostikua me kardiomiopati hipertrofike. Që në moshë shumë të re, vajza e saj, Darcy, e dinte se nëna e saj kishte një “zemër të ndjeshme” dhe, nëse kishte nevojë për të, ajo mund t’i thërriste Alexa-s për ndihmë. Tani, sipas nënës së saj 27-vjeçare, Darcy ka përdorur Alexa dy herë për të thirrur për ndihmë.

“Unë e vendosa Alexa-n në mënyrë që nëse ndihesha sëmurë, vajza ime thjesht të bërtiste, ‘Alexa, thirr për ndihmë’,” vuri në dukje Anderson.

“Ajo duhej të telefononte dy herë Alexa-n, madje thirri vetë një ambulancë kur isha në gjendje shumë të keqe”, tha 27-vjeçarja, duke shtuar se “jam shumë krenare për të, ajo është një superstar i vogël”.

Sipas BBC, edhe pse kishte shumë vite që merrte mjekim, pas një kontrolli rutinë mjekët i thanë 27-vjeçares se kishte nevojë për një transplant urgjent të zemrës. Më në fund ajo iu nënshtrua një transplanti në prill 2022 dhe thotë se jeta e saj ka ndryshuar që atëherë.

“Që nga transplanti, kam një jetë krejtësisht të re. Mund të shkoj të marr Darsin nga shkolla, gjë që nuk mund ta bëja më parë”, theksoi ai.

Shefi ekzekutiv i NHS Golden Jubilee, Gordon James tha se “ndërsa festojmë 75 vjetorin e NHS, historia frymëzuese e Emës na tregon se sa i vlefshëm dhe jetik është kujdesi për shpëtimin e jetës që NHS ofron për pacientët tanë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!