Mbrojtësi brazilian, Alex Sandro, me shumë gjasa nuk do e mbyllë sezonin në Serie A. Anësori i majtë është dëshira e madhe e PSG-së dhe pas shumë tratativave në merkaton e verës, kampionët e Francës pritet të insistojnë sërish për shërbimet e tij. Juventusi ka nisur të shqetësohet dhe po shqyrton disa alternativa si zëvendësues.
Një brazilian për një tjetër, kjo është strategjia e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”. Bëhet fjalë për anësorin e Chelsea, Emerson Palmeri. Mëngjarashi me nënshtetësi italiane është objektivi kryesor i Juventusit dhe në rast të një largimi të Sandros, pritet të investojnë për ta sjellë në Torino.
Emerson ka eksperienca të mëparshme në Serie A, pasi ka luajtur me Romën. Te Chelsea, Emerson ka besimin e plotë të Frank Lampard, por rivaliteti i fortë me Marcos Alonso i ka kushtuar minuta. Deri në janar, pritet të ketë shumë zhvillime në kampin juventin./abcnews.al


