Juventusi tashmë ka filluar të studiojë lëvizjet për tregun e ardhshëm të transferimeve dhe është përqendruar në krahun e majtë, ku Alex Sandro nuk është më i pazëvendësueshëm dhe dëmtimet e shumta e kanë kushtëzuar.
Në verë, braziliani mund t’i thotë lamtumirë bardhezinjve dhe në vend të tij, sipas raporteve nga La Gazzetta dello Sport, “Zonja e Vjetër” dëshiron të sjellë Robin Gosens.
Vlera e tij në merkato është rreth 40 milionë euro. Gosens është një nga më të mirët e Atalantas, por dëshira e lojtarit dhe marrëdhënia e mirë e klubeve me njëri-tjetrin mund të ndikojnë në mbylljen me sukses të këtij operacioni. /abcnews.al