Alert Alçani do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Burrelit, i cili është larguar nga pozicioni që kishtë te ekipi i Tërbunit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Tërbunit nëpër një postimi në rrjetet sociale, i cili njofton se Alçani nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e pukjanëve si zëvendës trajner.
“Klub Futboll Tërbuni Pukë njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me zëvendes trajnerin Alert Alcani me dëshirën e të dyja palëve! Të gjithë e falendërojmë Alertin për gjithçka çfarë i ka dhënë ekipit tonë me punën e tij serioze dhe i urojmë suksese në detyrën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit të Tërbunit.
Po ashtu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik lajmin skuadra e Burrelit se Alçani do të jetë trajneri i ri i skuadrës dhe prezantimi i teknikut do të bëhet në ditët në vijim.
“Do të zyrtarizohet në vijim trajneri i ri i klubit të futbollit të Burrelit, Alert Alçani. Suksese!”, shkruhej në postimin e skuadrës së Burrelit.
/f.a/abcnews.al