Alergjitë nga pickimet shqetësimi kryesor i pushuesve në Vlorë

schedule15:35 - 12 Korrik, 2021

schedule 15:35 - 12 Korrik, 2021

Nga Elton Nikaj 

Bregdeti i Vlorës nuk është dezinfektuar këtë vit, për pasojë pushuesit po përballen me problematika shëndetësore. Prej pickimit nga insektet një pjesë e madhe e tyre janë drejtuar tek qëndra shëndetësore verore në plazhin e vjetër.

Mes personave që kanë kërkuar ndihmë ka dhe nga ata që janë pickuar nga disa lloj peshqish.

“Më shumë kemi pasur pickime nga disa lloj peshqish dhe nga mushkonja. Dermatitet alergjike nga mushkonjat. Kanë qënë raste të lehta që I kemi menaxhuar këtu. Këto kanë qënë më të shumta,” thotw mjekja Sanie Çoba.

Gjithashtu sipas saj nuk kanë munguar dhe rastet me helmime ushqimore.

“Gastroenteriti nga picat kemi pasur 3 raste. Ju rekomandojmë pushesve jo pica jo sallame. Kemi pas një rast të rëndë me të vjella dhe diare e dërguam në spital,” thekson mjekja.

Veç pushesve shqiptarë ndihmë mjekësore kanë marrë disa kosovarë dhe tre shtetas italianë që po pushojnë në bregdetin e Vlorës.

Vetëm në një nga qëndrat shëndetësore verore 163 vizita janë realizuar nga mjekët për një javë.

Rastet më problematic mbeten ato prej të më të larta dhe pickimeve. Skanë muguar as rastet e të dyshuarve me covid që pas testit kanë rezultuar negativë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!