Aleksia Peleshi: Nuk kam qenë e dashuruar me Romeon

schedule17:11 - 19 Maj, 2022

schedule 17:11 - 19 Maj, 2022

Pak javë më parë, Aleksia Peleshi konfirmoi ndarjen me aktorin e humorit, Romeo Veshaj. Ajo theksoi se ishte nxituar duke e bërë lidhjen publike por nga ana tjetër ishte ndjerë e sigurt pasi aktori e kishte prezantuar si të fejuarën dhe se madje kishin bërë plane për martesë.

Së fundmi, Aleksia ka thënë se nuk ka qenë e dashuruar asnjëherë. Aleksia tha se si një vajzë e re ka qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë që të do verbërisht në krah. “Tingëllon pak kontradiktore por njeriu reflekton. Kam kuptuar se nuk kam qenë realisht e dashuruar.

Kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që më do verbërisht sepse nuk e kisha provuar si ndjesi apo me idenë e të krijuarit një familje sa më shpejt por nuk kam qenë kurrë e dashuruar me një person. Kështu që ngelet për ta provuar dashurinë. Nuk ma ka bërë zemra ‘bam’.“, tha ajo.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!