Ditën e djeshme, Aleksia, vajza e Niko Peleshit ndau një foto nga spitali. Nëpërmjet disa videove që ka ndarë në Instastory, Aleksia ka bërë me dije se i është nënshtruar një operacioni por duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
Aleksia komentoi dhe lajmet që qarkulluan dje se ishte shtruar në spital pasi Romeo Veshaj shprehu hapur pëlqimin për Beniadës kur hyri në BB VIP. “Unë jam mirë, operacioni shkoi shumë mirë. Ju falenderoj shumë, jeni shumë të mirë. Disa prej jush janë të çuditshëm më kanë ardhur shumë mesazhe të tipit ‘a je në spital prej puntatës së djeshme të Big Brother’.
Unë e ndoqa me shumë kënaqësi këtë puntatë, ishte e bukur, funny dhe emocionuese kështu që nuk e di për ca gjithë kjo dramë. Nga zemra jam shumë mirë për marshalla por ca t’i bëj tëmthit apo veshkës.“, tha Aleksia.
/abcnews.al