Alec Baldwin bëhet baba për herë të tetë, bashkëshortja zbulon emrin e vajzës

schedule09:00 - 25 Shtator, 2022

schedule 09:00 - 25 Shtator, 2022

Aktori i njohur, Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë. Më 22 shtator, bashkëshortja e tij, Hilaria Baldwin solli në jetë një vajzë dhe lajmin e bukur e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram.

“Ajo është këtu! Jemi shumë të emocionuar t’ju prezantojmë me ëndrrën tonë të vogël të realizuar, Ilaria Catalina Irena.

Shumë dashuri për të gjithë ju. Jemi shumë të lumtur që festojmë këtë lajm të mrekullueshëm me ju”, ka shkruar ajo krahas fotos nga salla e lindjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alec Baldwin (@alecbaldwininsta)

Kujtojmë që Alec nga ana tjetër ishte një nga emrat më të përfolir të këtij viti pasi qëlloi për vdekjen kinematografen Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të “Rust”. Aktori u padit për neglizhencë në nëntor 2021 nga anëtarët e ekuipazhit të filmit./abcnews.al