Aleati i Putin: Rusia mund të pushtojë Ukrainën brenda 48 orësh

schedule15:35 - 29 Janar, 2022

schedule 15:35 - 29 Janar, 2022

Ndërsa ushtarët ukrainas po stërviten për herë të parë më armë anti-tank të Britanisë, një nga aleatët e Putin ka deklaruar se Rusisë do ti duheshin 48 orë për të pushtuar vendin, pasi Kievi është një vend i madh, shkruan Daily Mail

Sipas Ukrainës,  fuqia ushtarake e Rusisë është deri në 130,000 trupa, me SHBA-në që pretendon se vendi ka fuqi dhe armë të mjaftueshme për të pushtuar një pjesë ose të gjithë Ukrainën. Një aleat i ngushtë i Putinit, Konstantin Malofeev – i cili drejton një grup investimesh dhe një media pro-Kremlinit, tha se do të duheshin dy ditë për të pushtuar Ukrainën.

Ai madje theksoi se Ukraina ishte aktualisht nën ndikimin e shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike.

“Pushtimi tashmë ka ndodhur,” tha ai. Shërbimet speciale amerikane dhe britanike tashmë janë në terrirorin ukrainas. “Ne e dimë se forcat speciale kanadeze kanë mbërritur në Ukrainë. Prandaj ne mund të presim provokime nga kufiri i Donetskut dhe Luhanskut.

“Ndoshta, këta nuk do të jenë ukrainasit, por forcat speciale britanike, që po organizojnë këto provokime, sepse amerikanët dhe britanikët janë gati të përballen me rusët. Pra, ne nuk po flasim me autoritetet ukrainase, por me Perëndimin.

“Për këtë arsye, negociatat nuk po zhvillohen në Kiev, por në Gjenevë, në Bruksel, theksoi Konstantin Malofeev.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!