Aleatet e PD i kanë vendosur kushte Sali Berishës për mandatet në listën e sigurt. Nga takimi i fundit me Flamur Nokën, të vegjlit e vetëm qe presin ne radhe te selia blu, kane qenë të qartë në objektivat e tyre.
I pari, Agron Duka kërkon një mandat të sigurt në Durrës dhe 10 të tjera në listë të hapur. Ai paralajmëroi se nëse marrëveshja arrihet, dhe Berisha më pas e shkel, atëherë aleatët largohen nga PD.
“Kam një listë të mbyllur edhe nga një në 10 qarqe. Nëse ndonjë nga ne nuk I mbahet kontratës, prishet kontrata”
I pakënaqur u shfaq republikani Mediu nga ajo cfarë u ofrohet secilit aleat. Ai kërkon më shumë se 1 mandat te sigurt, dhe vetë kandidimin në Tiranë.
“PR është e pakënaqur me rezultatin që ka patur, kërkon rezultat më të mirë, por unë e them edhe një herë, ky rezultat nuk mund të jetë si një raport dhurate, por duhet të jetë një raport konkret i përfitimit elektoral të përbashkët. Kam marr mandatin ne Tiranë, do shqyrtojmë cdo lloj opsioni sepse nuk është vetëm fakti personal, është edhe fakti për të kontribuar si përfaqësues të opozitës”
Vangjel Dule, i cili dëshiron Vlorën, veçanerisht zonen e Himarës, tha se aleatet meritojnë mandate re sigurta ne disa qarqe.
“Negociatat në një koalicion partish janë të pafundme, të përditshme dhe për një spektër shumë të gjerë cështjesh. Janë disa nga qarqet e vendit në të cilat kemi një prani substanciale dhe shpresojmë që kjo të reflektohet edhe në votë”
Me i paqarti është Tedi Blushi i Metës, aleati me me shume kërkesa. Negociatat mes tyre nuk janë mbyllur ende.
“Janë drejt përfundimit…”
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga primaret e PD, dhe Berisha u ka siguruar 15 besnikëve të vet mandate të sigurta në listë, po mban peng aleatët, të cilët kanë pretendimet e veta elektorale./abcnews.al