“Aleatët po braktisin PD për të matur fuqitë vetëm”, Sula: Vula? Besoj te drejtësia

schedule11:43 - 22 Shkurt, 2023

schedule 11:43 - 22 Shkurt, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një lidhje skype me studion e “Tirana Live” në ABC News, komentui situatën aktuale të PD, si edhe faktin që po i largohen për herë të parë aleatët.

Deputeti tha se kjo është një mundësi për aleatët e vegjël që të masin forcat e tyre dhe kjo ndihmon opozitën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 për të zgjedhur subjektet që do të bëjë koalicion.

“Sigurisht situata nuk është e dëshiruar nga demokratët dhe shoqëria shqiptare një opozitë me probleme, bën të mundur që ky lloj regjimi të vazhdojë pa u shqetësuar.

Kjo është përgjegjësi e të gjithë kampit opozitar. Jam i shqetësuar dhe kam apeluar se si mund të arrihet bashkimi i opozitës, por të tjerët nuk kanë tentuar.

Shpresoj që pavarësisht që jemi në limiti të zgjidhet.

Një gjë është e qartë dhe aleatët e vegjël më shumë tentojnë të dalin të vetët të provojnë fuqinë e tyre.

Kjo tregon mund të tregojë edhe peshën specifike që mund të bëjë çdo subjekt para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2025.

Pas kësaj i lind e drejta edhe PD, se më kë duhet të bëjë aleancë,” u shpreh Sula.

Në lidhje me vendimin që Apeli pritet të marrë në datën 3 mars për vulën e PD, Sula u shpreh se ai bëson dhe e mbështet drejtësinë dhe ka besimin se vendimi do të jetë i drejtë dhe në përputhje me ligjin.

Data 3 mars? Uroj dhe shpresoj duke qenë në mbështetje të drejtësisë, jam i bindur që ajo mund ta korigjojë situatën.

Kjo drejtësisë do të marrë një vendim edhe nuk  duhet të ndikohet nga asnjë presion. Kjo është shërbim të shoqërisë shqiptare, as të njërës palë, as të tjetrës. E rëndësishme është që ky vendim të jetë e drejtë dhe do i hapi rrugë unifikimit të opozitës.

Vendimi i gjykatës duhet pranuar nga të dy palët dhe me 14 të ulen armët dhe të shkojmë të bashkuar.

Uroj dhe shpresoj që opozita të dali mirë në zgjedhje, nëse jo duhen parë dhe korrigjuar,” tha deputeti.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!