Aleatët opozitarë mblidhen në selinë e PD, diskutohet raporti i OSBE/ODIHR

schedule19:26 - 1 Korrik, 2019

schedule 19:26 - 1 Korrik, 2019

Partia Demokratike pas deklaratës se kryesueses së OSBE/ODHIR Audry Glover për zgjedhjet e 30 qershorit, aleatët opozitarë janë mbledhur në një takim në selinë e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi  tha se raporti paraprak  i OSBE  ODHIR vërtetoi, sipas tij, se zgjedhjet janë farsë dhe të jashtë ligjshme.

ODIHR u tha shqiptarëve se me 30 qershor nuk pati zgjedhje, ku zgjedhësit shqiptarë të kishin mundësi për të bërë zgjedhje të lira, të ndershme dhe me plot mundësi për ata që t’i përfaqësojnë. ODIHR deklaroi pa asnjë ekuivok se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e presidentit të republikës për datën e zgjedhjeve është Gjykata Kushtetuese.

Kapja e plotë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjitha komisioneve zgjedhore nga Partia Socialiste si dhe refuzimi i të drejtës së partive opozitare për të patur anëtarët e tyre në komisione, sipas ODIHR-it dhunoi Kodin Zgjedhor dhe qëllimin e tij për të siguruar balancimin politik të komisioneve zgjedhore, me qëllim garantimin e të drejtave bazë të zgjedhësve”, tha Bylykbashi.

Fatmir  Mediu  pasi falënderoi qytetarët që refuzuan zgjedhjet farsë sipas tij edhe raportit paraprak  i OSBE ODIHR ishte në të njëjtën linjë.

“Qytetarët shqiptarë treguan edhe një herë në maksimum vlerat e tyre tashmë për të refuzuar një qeverisje të korruptuar por edhe një proces farsë elektoral e cila vërtetohet më së mira edhe nga raporti i OSBE-ODIHR ku u shpreh se nuk është plotësuar asnjë lloj standarti dhe kjo është e papranueshme pas 30 vitesh demokraci”, deklaroi Mediu.

Mediu nuk përjashtoi edhe vazhdimin e protestave.

“Mendoj që çdo gjë që garanton zgjedhje të lira e të ndershme dhe i shërben interesave të shqipërisë duhet të zhvillohet si nga opozita dhe nga qytetarët”, tha Mediu.

Bylykbashi theksoi se procesi zgjedhor ishte nul dhe u dhunua kodi zgjedhor. Ai  theksoi se e opozita do të vijoi të nxjerrë shkelje e kontestuara nga vëzhguesit e tyre në terren./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!