Aleanca për Teatrin tjetër padi në SPAK: Të pezullohen punimet

schedule10:53 - 2 Gusht, 2021

schedule 10:53 - 2 Gusht, 2021

Aleanca për Teatrin ka depozituar një tjetër padi në SPAK një tjetër padi për çështjen për Teatrin, pas kalimit të truallit në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Avokatja Adriana Kalaja kërkoi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e punimeve.

“Kërkuam marrjes e masës së pezullimit për VKM dhe ligjin special. Kërkesa jonë ishte legjitim. Presim që SPAK të marrë hapin e duhur duke vendosur sekuestro mbi truallin.

Konstatojmë me keqardhje që nuk ka asnjë reagim nga SPAK në lidhje me një takim që ne kemi kërkuar për të marrë informacion të detajuar se ku ndodhet procedura për hetimin e dosjes së Teatrit.

Shikojmë një arrogancë në sjelljen e SPAK. E shikojmë këtë si një rreshtim në krah të zyrtarëve që kanë shkelur ligjin. Ne do vendosim drejtësinë për teatrin kombëtar. Në sheshin e Teatrit Kombëtar do ndërtohen ato godina që kanë qenë. Kjo është kërkesa. Ne presim se fakti që vijmë dhe trokasim sërish në këto dyer tregon se kemi besim që çështja e Teatrit do të zgjidhet”, u shpreh Kalaja. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!