Aleanca për Teatrin padit inxhinierët që firmosën shembjen: Nuk e kanë parë nga afër godinën

schedule10:40 - 15 Maj, 2020

schedule 10:40 - 15 Maj, 2020

Aleanca për Teatrin ka marshuar drejt Prokurorisë se Rrethit Gjyqësot Tiranë për të depozituar kallëzim kundër tre inxhinierëve të Institutit të Ndërtimit që kanë firmosur vendimin për shembjen e teatrit.

Jashtë dyerve të gjykatës, ata u shprehën se akti i djeshëm i firmosur nga inxhinierët e Institutit të Ndërtimit, të cilët nuk e kanë parë nga afër godinën, është kopje e një akti të vitit 2018.

“Nga vendimi i djeshëm i Bashkisë së Tiranës i cili doli që dje edhe pse ishte thënë se do mblidhej sot. Ai është përpiluar nga një grup inxhinierësh të cilët ata e kanë firmosur. Ata i janë referuar një akt konstatimi të 2018. Ai është marrë për bazë dhe mbi këtë dokument ata kanë propozuar prishjen e këtij objekti.

Tre nga këto inxhinierë nuk kanë qenë asnjëherë në godinën e teatrit. Ata i kanë propozuar bashkisë së Tiranës pa e parë nga afër. Është shumë e dukshme që janë të përdorur për të firmosur këtë akt, mbi të cilin bashkiak ka marrë vendimin e djeshëm.

Nuk ka një akt konstatim të ri. Akti i djeshëm u bë në zyrë në bazë të aktit të 2018, duke arritur një konkluzion që nuk ishte arritur as në 2018. Ne i kemi paditur tre inxhinierët e Institutit të Ndërtimit për shpërdorim detyre. Prokuroria duhet ta hetojë në tërësi”, thanë ata.

Këshilli Bashkiak vendosi dje shembjen e kësaj godinës së teatrit, ndonëse mbledhja e tij ishte parashikuar për ditën e hënë.

Një ditë më parë kreu i shtetit Ilir Meta depozitoi nw Prokurori një padi ku kërkoi shfuqizimin e vendimit të qeverisë, për të kaluar godinën e teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës./abcnews.al